Close

TAKIMET E SHEJTANIT ME PEJGAMBERËT (A.S.)‎

TAKIMET E SHEJTANIT ME PEJGAMBERËT (A.S.)‎

I. Takimi i Iblisit me Nuhun (a.s.)‎

Ebul-Ferexh ibn el-Xhevzi (r.h.) ka transmetuar me zinxhirin e tij të transmetuesve nga ‎Abdullah ibn Omeri (r.a.), se ka thënë:

“Kur Nuhu (a.s.) hipi në anije ai e pa në të një njeri ‎‎(plak) të panjohur.‎ Ai e pyeti atë: “Përse ke hipur?” ‎
Ai u përgjigj: “Për t’ua marrë zemrat e pasuesve tu, ashtu që me zemër të jenë me mua, kurse ‎me trup me ty.”‎
Nuhu (a.s.) i tha: “Dil, o armiku i Allahut!”‎

Iblisi i tha: “Unë i shkatërroj njerëzit me pesë (gjëra), për tri do të tregoj, ndërsa për dy jo.”
Allahu ‎i Lartësuar atëherë i shpalli Nuhut (a.s.): “Ti nuk ke nevojë për ato tri, urdhëroje që të ‎tregojë për ato dyja për të cilat nuk po don të tregojë.”‎

Iblisi tha: “Unë i shkatërroj njerëzit me zili dhe lakmi. Për shkak të zilisë unë u mallkova dhe ‎u bëra shejtan i mallkuar, ndërsa me lakmi e nxora Ademin nga xheneti, e kontrollova krejt ‎xhenetin derisa e arrita atë që kam dëshiruar me të.”
[Telbisu Iblis, fq. 29]‎ Vehid Abduselam Balij;
Akos.bA; Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *