Close

BABAI KËRKON NDIHMË PËR DJALIN, ARLINDI 12 VJEÇAR DUHET TË SHËROHET JASHTË SHTETIT

“Më ka ardhë shumë rëndë, nuk e di se si të tregoj, kur e mendova se ndokush mund të më ndihmojë për djalin. Unë këtu punoj por nuk mund të arrij shumën e parave dhe për këtë shumë më erdhi rëndë”, tha Afrim Sefedini.Arlindi 12 vjet nuk u zhvillua si moshatarët e tij, ai ka lindur me sëmundjen, Spina Bifida sëmundje që Arlindin e vogël e ka lënë të palëvizshëm.

Babai i Arlindit punon në ndërtimtari, ai thotë se me aq sa mundet u siguron ushqim dhe qiranë e shtëpisë, por nuk po mund të mbledhë 50 mijë eurot për shërimin e djalit.“Djali e ka sëmundjen e Spida Bifida kurizin e kishte të çelë, pas një kohe iu mbyll kurrizi, tani operacioni i djalit. Operacioni i djalit mund të bëhet vetëm në Turqi dhe Gjermani, për sëmundejn e djalit nevojiten tre operacione dhe për këtë vetëm në Gjermani mund ta bëjnë këtë operacion. Operacioni i djalit kushton 50 mijë euro”, shtoi Afrim Sefedini.

Nëna Tereza thotë se e ka të vështrirë të kuptojë Arlindin e vogël se çfarë dëshirash ka, meqenëse ai as nuk mund të flasë.“Për mua si nënë është shumë e rëndë, një fëmijë i sëmurë ka shumë punë, patjetër duhet të kujdesem për çdo gjë për fëmijën, mundohem ta kuptoj çfarë kërkon, është shumë e rëndë.

00 40 Disa herë hanë më mirë disa her më pak nuk mund të ushqehet normal. 01 58 Dëshira ime më e madhe është ta shof në këmbë Arlindin!”, tha Tereza Sefedini.Ndihmë sociale kjo familje merr vetëm 4 mijë denarë në muaj, ku edhe në shtëpinë ku po qëndrojnë janë edhe me qira. Arlindi ka shpresa se njerzit human do ta ndihmojnë që ai të operohet jashtë vendit, dhe një ditë të mund t’i shprehë dëshirat e tij fëmijrore.

Kontakt telefoni:
071 713 704

Xhiro llogaria:
Eurostandard Bank
370076508434002

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *