Close

MUEZINI I PAMORALSHËM – muezinllëk katërdhjetë vite dhe vdiq si jomusliman!

Përcillet nga muezini, Abdullah bin Ahmedi, Allahu e mëshiroftë!, se ka thënë:

Isha duke bërë tavaf rreth Qabes, dhe e pashë një njeri të ngjitur për mbulojat e saj dhe thoshte:
“O Allah! Më merr nga kjo botë si musliman!”

Dhe nuk shtonte asgjë nga kjo lutje.

Unë i thashë: A nuk po shton asgjë tjetër nga kjo lutje?

Ai më tha: Ah sikur ta dije tregimin tim!

I thashë: Cili është tregimi yt?

Tha: I kam pasur dy vëllezër, më i madhi ishte muezin katërdhjetë vite…

E kur iu afrua vdekja, e kërkoi Kuranin.

Ne menduam se ai dëshironte të kërkojë begati me të.

E mori me dorën e tij dhe dëshmoi se është i distancuar nga ajo që gjendet në të (u bë dezertor)!

Dhe vdiq menjëherë.

E kur e varrosëm, muezinllëk bëri vëllai im i dytë për tridhjetë vite tjera…

E kur iu afrua vdekja, bëri ashtu siç bëri vëllai i tij i madh.

E unë po e lus Allahun që të ma ruajë fenë time!

E i thashë: Cili ishte mëkati i tyre?
Tha: Ata i përcillnin organe gjenitale të femrave dhe i shikon (më sy të homove) edhe djemtë.
Ah sa përfundim i keq!

Allahu na ruajttë neve dhe juve nga përfundimi i keq!

Shkëputur nga libri: “Havatim ue havatim”

(77 tregime rreth përfundimit të mirë dhe të keq)
Autor: Ebu Islam, Ahmed bin Ali

Përktheu: Hoxhë Edib Abazi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *