Close

“Islamic Relief Kosova” gjatë vitit ndihmoi mijëra familje kosovare, projekte edhe për dimër

“Islamic Relief” është një nga organizatat më të njohura të bamirësisë në botë.

Kjo organizatë e ka selinë edhe në Kosovë ku ka ndihmuar mijëra familje kosovare, si në shkollim, vendbanim, mjekim, ushqime e tj.

E përgatitur me staf profesional, kjo organizatë vazhdimisht realizon projekte bamirësie, ku janë të listuara mijëra familje që u është dalë dhe u dilet vazhdimisht në ndihmë.

Në faqen zyrtare në facebook, është publikuar edhe njoftimi për aksionin e radhës:

Kampanja e dimërimit synon që të mobilozjē kapacitetet lokale me qëllim që tu dilet në ndihmë njerëzve në nevojë në një prej stinëve më të vështira për jetesën stinën e dimrit.

Një nga aksionet e fundit është edhe ky më poshtë që synon të grumbullojë mjete për t’ua lehtësuar jetën familjeve në nevojë.

 

Gepostet von Islamic Relief Kosova am Samstag, 1. Dezember 2018

Islamic Relief Kosova ka në përkujdesje afër 1000 familje me jetimë nga gjithë territori i Kosovës, prej tyre janë :

-100 fëmijë me probleme shëndetësore;
30 fëmijë me sëmundje të rënda ose sëmundje kronike;
-37 fëmijë pa prindër;

-42 fëmijë, respektivisht familje paguajnë çdo muaj qira për banim.

 

E shuajtëm edhe një brengë, i gëzuam edhe dy jetima.

E shuajtëm edhe një brengë, i gëzuam edhe dy fëmijë jetim.

Gepostet von Islamic Relief Kosova am Freitag, 30. November 2018

Lavdim Gashi menaxher i Departamentit për ngritje të fondeve lokale, tregon për realizimin e planeve dhe planet për të ardhmen.

Sa arritëm të ndihmojmë fëmijë dhe familje në nevojë për vetëm 10 muaj:

•12.000 familje u ndihmuan me shërbime shëndetsore.
•6366 pako ushqimore u shpërndanë.

•2790 qebe u shpërndanë bashkë me pakot ushqimore.
•4 familjeve u sigurua vendëstrehim.

•2559 familje me jetima dhe raste sociale morrën nga 5-7 kg mish të kurbanit.
•800 bursa mujore për femijë jetim.

•520 çanta dhe mjete shkollore.
•711 femijë jetim morrën dhurata për festën e bajramit.

•107 familjeve me jetima dhe asistencë sociale u siguruam shporeta të druve.
•209 familje u furrnizuan me dru (me gjithsej 791 metra dru).
•58 familje ishin përfituese nga projekti i mjedrave.

•50 familje janë përfituese nga projekti i pulave.
•4 familje ishin përfituese të projektit të dhive.

•2 familje ishin përfituese të mini fabrikave për djath shtëpiak.
•4 bunare u hapën për familjet që nuk kishin qasje në ujë të pijshëm.
•4 banjo u rregulluan.

•76 fëmijëve jetimë u mundesua të vijojnë kurse në matematikë, gjuhë angleze dhe informatikë.
•6 fëmijeve u mundësua t’i vijojnë mësimet në kolegjin privat “Maarif”.

•7 fëmijë jetimë u ndihmuan për ndërhyrje kirurgjike.

Të gjitha këto dhe shumë ndihma të tjera po i përmendim për t’ju falënderuar të gjithë juve që keni dhënë kontribut të arrihen këto vlera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *