Close

Çaj Kaçe – Dobitë shëndetësore

Kaça është frut trëndafili.

Është frut që fillon të formohet pas poletizimit të suksesshëm të luleve në pranverë dhe fillim të verës, dhe piqet në fund të verës dhe gjatë vjeshtës. Ka ngjyrë të kuqe në të portokallt. Kaça përdoret për bërjen e çajit, reçelit , salcës dhe verës.

Po ashtu farat e kaçës përdoren për bërjen e vajit të farave të kaçës. Çaji i kaçës përdoret për parandalimin dhe trajtimin e gripëve të ndryhshëm dhe ftohjes.

Po ashtu parandalon ulçera dhe irritime në stomak. Trajton diarrean, kapsllëkun dhe gurët në tëmth. Për më tepër, ky çaj përdoret për trajtimin e çrregullimeve në veshkë dhe çrregullimeve në fshikëz. Çaji i kaçës përdoret për dhimbje të shpinës dhe këmbëve, diabet, nivele të larta të kolesterolit, tension të lartë, ethe, temperaturë dhe humbje peshe.

Veç këtyre, çaji i kaçave vepron si antioksidues. Vitaminat që çaji i kaçës përmban janë: vitamina A, vitmaina C, vitamina E, vitamina K, niacina, acidi folik, acidi pantotenik dhe kolina. Mineralet që çaji i kaçës përmban janë: kalciumi, hekuri, magneziumi, fosfori, kaliumi, natriumi, zinku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *