Close

Sekretet dhe te mirat e syfyrit

Sekretet dhe te mirat e syfyrit

Pejgamberi (sal Allahu alejhi we selem), ka tërhequr vëmendjen për sekretet dhe të mirat e syfyrit: Në syfyr ka bereqet, syfyri është ai që e dallon agjërimin tonë nga të Ehli Kitabëve (para periudhës së Muhamedit alejhi selam).

Transmetohet në Sahihajn nga Amr Ibnu-l-Asi që Pejgamberi (sal Allahu alejhi we selem) të ketë thënë:

“Ajo që e dallon agjërimin tonë nga ai i Ehli Kitabëve (pasuesve të librave të shpallur) është të ngrënit e syfyrit”.

Syfyri ndihmon që të agjërohet më lehtë. Kjo argumentohet me thënien e Ibni Abasit tek Ibni Maxheja. Ku përmendet porosia e Pejgamberit (sal Allahu alejhi we selem): “Ndihmohuni me ngrënien e syfyrit për agjërimin e ditës dhe me gjumin e mesditës për namazin (lutjet) e natës”.

Në syfyr nuk duhet ngrënë shumë. Por të fitohet fadileti dhe bereqeti i syfyrit. Qoftë edhe me pak ushqim ose ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *